Tjetër ndalesë e Atleticos, barazim ndaj Espanyol

14.03.2015 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tjetër ndalesë e Atleticos, barazim ndaj Espanyol

Një barazim që djeg ky në kampin e Atleticos pasi tashmë kampionët e Spanjës e shohin veten në vendin e 4-t të klasfikimit të parakaluar edhe nga Valencia.

Atletico e Madridit nuk di të fitojë më. Los Colchoneros regjistruan barazimin e tretë radhazi në Primera pasi u ndalën edhe nga Espanyoli. Në Cornella El Prat përfundoi gjithcka 0-0 me skuadrën e El Cholo Simeones që arriti të mbronte rezultatin edhe pse luajti për një pjesë loje me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të qëndërmbrojtësit brazilian Joao Miranda. Një barazim që djeg ky në kampin e Atleticos pasi tashmë kampionët e Spanjës e shohin veten në vendin e 4-t të klasfikimit të parakaluar edhe nga Valencia. Pa Mandzukic e në dispozicion, Simeone e niste me dyshen sulmuese Griezmman-Torres, dhe ishte pikërisht El Nino ai që rrezikoi i pari portën e Kiko Casillas.

Në minutën 12-të Torres goditi me kokë pas një topi të marrë nga Koke por portieri i Espanyolit i tha jo golit të Atleticos. Vetëm pak sekonda më vonë Los Colchoneros u shfaqën sërish rrezikshëm por tentativa e Koke përfundoi jashtë. Gjatë minutave në vazhdim të pjesës së parë nuk u regjistrua asnjë rast për gol, ndërkohë që gjërat u vështirësuan shumë për Atleticon në fundin e saj pasi Miranda u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori Inaki Bikandi Garrido për një ndërhyrje të rëndë ndaj Abraham. Me një lojtar më pak rojiblancos e kishin të pamundur të kërconin portën Kiko Casillias dhe në pjesën e dytë Atletico mendoi më shumë për të mbrojtur rezultatin. Në Cornella El Prat përfundoi gjithcka në barazim pa gola dhe tashmë kampionët e Spanjës duhet të mendojnë sesi të ruajnë pozicionin e 4-t në klasfikim pasi Sevilla vjen rrezikshëm nga pas.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)