Tiranën! Ata që do të ndjekin nga afër natën e madhe mblidhen pranë liqenit

E publikuar: 26/08/2022 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pak starton “Tirana Sunny Hill Festival”, ndërsa mijëra të rinj që do ndjekin nga afër festivalin janë mbledhur pranë Liqenit të Tiranës, nga aty ku artistët do të “ndezin” kryeqytetin me muzikë.

Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, dashamirës të muzikës të të gjitha moshave janë në pritje të mbërritjes së artistëve vendas dhe të huaj të cilët do të performojnë.

Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.

Po cilët janë artistët dhe kur do të ngjiten ata në festivalin e Dua Lipës, i cili do të zgjasë 3 mbrëmje radhazi?
Ekipi i Tirana Sunny Hill Festival ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja e shtuna dhe për tu përmbyllur të dielën.

Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të startojnë festivalin.