Tiranë: Protestë në mbështetje të Palestinës, qytetarët përplasen me policinë që nuk lejoi marshimin

E publikuar: 05/11/2023 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra qytetarë kanë mbushur sot sheshin Skënderbej në një protestë ku dhanë mesazhet e tyre në mbështetje të Palestinës. Gjatë tubimit u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Teksa nuk munguan as përplasjet me policinë, pasi këta të fundit penguan marshimin e qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në sheshin Skëndërbej në Tiranë është zhvilluar këtë të diel një protestë në mbështetje të Palestinës, ku u dënua njëzëri vrasja e fëmijëve dhe civilëve.

Thirrjes për protestë iu përgjigjën më mijëra qytetarë nga mbarë Shqipëri, ku me pankarta në duar dënonin krimet ndaj të civilëve. Në nisje të protestës u realizua një dokumentar që pasqyronte realitetin në Palestinë.

Gjatë tubimit u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Qytetarë të ndryshëm shprehën përjetimet lidhur me situatën, por gjithashtu treguan se kanë të afërm të cilët tanimë janë pjesë e situatës e cila ka nevojë për frenim dhe paqe.

Në përfundim të protestës ishte parashikuar të bëhej një marshim nga Sheshi Skëndërbej në Sheshin Nënë Tereza në shenjë solidaritati me popullin palestinez, por kjo nuk u lejua nga Policia e Shtetit që të shumtë në numër rrethuan protestuesit. Kjo krijoi një situatë të tensionuar që vijoi për disa minuta, deri sa protestuesit morën vendimin për tu larguar.