Ditën e djeshme, Aureta B. dhe Domenika D, dy vajzat që u arrestua se shfrytëzohen për prostitucion kanë dalë para gjykatës.
Ndonëse seanca e parë u zhvillua me dyer të mbyllura, gazeta “Panorama” ka mësuar dëshmitë e vajzave para trupës gjykuese.
Vajzat e kanë pranuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale, por janë shprehur se nuk e kanë bërë kundrejt pagesës.
“Nuk shkova për para, po me dëshirë. Unë doja të lidhesha me të. Ai jetonte në Gjermani dhe mund të më rregullonte dokumentet”, ka thënë njëra prej dy vajzave duke iu referuar njërit prej klientit.
Para gjykatës kanë dalë edhe tre tutorët e tyre.
Arrestimi i tyre u bë nga polica gjatë operacionit të koduar “Mustang” me datë 24, ku në pranga përfunduan 7 persona.