Tifozët e Cityt këndojnë emrin e Muriqit pas heroizmit në ndeshjen ndaj Leicesterit

E publikuar: 19/12/2018 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U deshën penalltitë për t’ia siguruar Manchester Cityt kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) në ndeshjen e zhvilluar në King Power Stadium kundër Leicester Cityt.

Në portën e klubit nga Etihad Stadium në këtë ndeshje startoi portieri shqiptar i Kosovës, Arijanet Muriqi.

Arijanet Muriqi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

20-vjeçari ishte më meritori për kualifikimin e mëtutjeshëm të Cityt, duke qenë se i mbrojti penalltitë e kundërshtarëve.

Derisa koha e rregullt e takimit përfundoi 1-1, fituesin e vendosën njëmbëdhjetëmetërshat, ndërsa Muriqi u sigurua që të triumfonte ekipi i tij.

Në fund të ndeshjes, tifozët e Manchester Cityt që kishin udhëtuar në Leicester filluan ta këndonin emrin e portierit shqiptar.

Derisa ata e bënin këtë, bashkëlojtarët filluan ta shtynin Arijanetin duke e nxjerrë përpara grupit dhe derisa ai duartrokiste, tifozët thërrisnin emrin e tij. Një ndjenjë e mirë për suksesin e radhës të portierit që e përfaqëson Kosovën.

Manchester City është kampion në fuqi i Kupës EFL dhe do të përpiqet ta mbrojë titullin edhe këtë sezon. /Telegrafi/