Thirrje të shumta për bojkot, ja çka po ndodh në Festën e Birrës

E publikuar: 18/08/2021 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ftesa që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic për të performuar në Festën e Birrës, në Korçë, ka krijuar shumë polemika.

Qytetarë të shumtë, ashtu si dhe personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar të revoltuar duke bërë thirrje për bojkot.

Por çfarë po ndodh në natën e parë të këtij festivali?

Vikena Kamenica ka hapur ‘siparin’ e këngëve në Festën e Birrës në natën e pare në Korçë. Atmosfera është ndezur dhe qytetarët festojnë me këngët e Kamenicës.