“The Weekly” e Fifas, i kushton kopertinën futbollit shqiptar (Foto)

11.09.2015 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“The Weekly” e Fifas, i kushton kopertinën futbollit shqiptar (Foto)

Revista javore e Fifas, “The Weekly” këtë javë zgjodhi për kopertinën e saj, pikërisht futbollin në Shqipëri duke vendosur si titull kryesor: “Me vullnetin e mirë”. Rezultatet e kombëtares shqiptare gjatë eliminatoreve për Euro 2016 por dhe përfaqësimi i klubeve në Europë kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore për futbollin në vendin tonë dhe kjo ka shtyrë, Fifa-n, që t’i dedikojë kopertinën e revistës së saj javore. Shkrimi i Fifas, që përfshin dhe një intervistë të gjatë me trajnerin e përfaqësueses, Gianni De Biasi, në brendësi nis me titullin, shampanjën në akull, me kombëtaren shqiptare që është shumë pranë kualifikimit në një kompeticion madhor sic është europiani. Për “The Weekly”, pavarësisht humbjes 1-0 në minutën e fundit ndaj Portugalisë, Shqipëria mbetet skuadra e favorizuar për kalimin në fazën finale të Europianit francez dhe fakti që Danimarka do të luajë në takimin e fundit me Portugalinë, ndërsa kuqezinjtë do të kenë dy ndeshje për të zhvillluar të bëjnë të mendosh, se hapja e shampanjës së festës është gati për kombëtaren shqiptare.

Në intervistën e tij ndërkohë trajneri De Biasi, thekson se futbolli shqiptar po i hedh hapat një e nga një. Sipas tij ishte e rëndësishme që të ndryshohej mendësia e njerëzve dhe skuadra të luante sipas një stili të ri, të cilin ai është përpjekur ta injektojë në këto 3 vjet. Gjithashtu trajneri ka shtuar, se është e rëndësishme që ekipi të mos vetkënaqet pas një rezultati pozitiv por të kërkojë gjithmonë të përmirësohet, kjo është dhe arsyeja që Shqipëria rezistoi pesë ndeshje pa humbje, për herë të parë në një fazë eliminatore. De Biasi theksoi gjithashtu se për Shqipërinë sigurimi i një vendi në play-off është një arritje e jashtëzakonshme për kombëtaren, por objektivi mbetet gjithsesi kualifikimi në Europian. Ndërkohë që foli dhe për marrdhëniet e shkëlqyera me FFK, dhe bazuar pikërisht te kjo marrdhënie, nuk i druhet një largimi të mundshëm të futbollistëve aktualë kosovarë nga kombëtarja shqiptare, në momentin që Kosova do të pranohet në FIFA dhe UEFA.

Shkrimi mbyllet me influencën që futbolli perëndimor ka te ai shqiptar duke e lidhur këtë me dashurinë e shqiptarëve për lojën por dhe faktin se shumë prej lojtarëve aktualë të kombëtares janë rritur dhe formuar si futbollistë në Zvicër. Ndërkohë që përmend dhe një deklaratë të Beckenbauer në vitin 1990, se ai e kujton ende Panajot Panon, pavarësisht se ky i fundit mund të mos e mbajë mend vetë Kaiserin e futbollit. Gjithashtu vëmendje i kushtohet dhe rritjes së cilësisë në Kategorinë Superiore dhe një klubi në vecanti, Skënderbeut, që ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Europë duke siguruar dhe një vend në fazën e Grupeve të Europa League.

 

faqja pare    de biasi step by step  influenca nga jashte  panajoti dhe bekja   shampanja ne akull  shqiperia flamujt/ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)