Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ushtria e Kosovës së shpejti do të jetë pjesë e misioneve pasqësore të NATO-s kudo n♪7për botë.
“Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”.
Thaçi ka shkruar se rrugëtimi i ushtrisë së Kosovës ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook./GS/