Thaçi tregon sinjalet e para për Asociacionin

E publikuar: 25/04/2018 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë sinjalet e para se ka nisur formimi i Komisionit i cili do të merret me çështjen e Asociaciont të komunave me shumicë serbe.

Këtë deklaratë i pari i shtetit e dha në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës”, i organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan.

“Për bindjen time për politikën kosovare ka një pjekuri politike, po në të njëjtën kohe kjo politike përcjellët me thashetheme e spekulime e me pak debate me argumente se ku jemi si politikë, si institucione, si shoqëri, e ku janë mediat kosovare”, është shprehur Thaçi.

Tutje ai ka thënë se Kosova është storje e suksesit. Ndërsa sa i përket pamjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se do të ndikojnë tek vendet që nuk e kanë njohur ende shtetin tonë.

“Kam besim të plotë se javët e muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për konsolidimin i shtetit. Të fokusohemi të një politikë e qartë. Kosova është storje e suksesit të plotë, po jemi dëshmitar se institucionet e vendit kanë funksionuar më brishtësi, si rezultat i kësaj i kemi parë zhvillimet e fundit në Kuvend qe i kanë dhënë pamje aspak të mirë për Kosovën në botë, madje ndikojnë edhe tek vendet që nuk e kanë njohur vendin tonë. Gazi lotsjellës është tejkaluar me pjekuri politike, vonë. Po me mirë vonë se hiç dhe që kemi te votuar me dy të tretat demarkacionin dhe kemi filluar themelimin e Komisionit për Asociacionin. Kosova ka implementuar në tërësi marrëveshjet e Bruskelit. Tani mbetet qe Serbia të përmbyll punën ne urë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa Naim Rashiti Grupi për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit ka thënë se një konferencë e tillë ka qenë e nevojshme qysh moti. Sipas tij, kjo do të shërbejë si të fuqizohet shteti për dekadën e ardhshme.

”Ka kohe qe kemi nis një forum te tille qe te thelloj debatin politik mbi zhvillimet për të ardhmen e vendit. Do të vazhdojmë të ndihmojmë për avancimin e shtetit, avancimin. Ky projekt është realizuar me mbështetjen e ambasadës se Norvegjisë, Zvicrës e Danimarkës. Kjo konferencë përkon 10 vjetorin e pavarësisë,me strategjinë e BE se dhe ne prag të samitit. Me këtë dëshirojmë të inkurajojmë debatin për këto tema. Pas 10 vjet pavarësisë, si të fuqizohet shteti, për dekadën e ardhshme, për reformat që na presin”, ka thënë Rashiti./Indeksonline/