Thaçi thotë se zgjedhjet mbahen në vitin 2018

11.01.2016 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi thotë se zgjedhjet mbahen në vitin 2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është i ftuari i Baton Haxhiut në emisionin Zona B.
Thaçi ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në vitin 2018.

“Thirrjet për dorëheqje të qeverisë s’i kam marrë seriozisht. Zgjedhjet do të mbahen në qershor të vitit 2018”.

“Zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse ne me koalicionin qeverisës nuk do ti kemi numrat në Kuvend, përndryshe jo”.

“Në protestën e fundit opozita nuk kundërshtoi marrëveshjet e lidhura me Serbinë e Malin e Zi, por e kërkoi me dhunë dorëheqjen e qeverisë. Kjo e dëmton shumë vendin dhe imazhin e vendit”.

Thaçi: Republika e Kosovës nuk mbrohet duke gjuajtur institucionet me pushkë

Thaçi thotë se opozita është kundër të gjithëve. Ai thotë se në media kishte pamje ku shihej duke u gjuajtur me pushkë nga protestuesit. Ai thotë se Republika e Kosovës nuk mbrohet duke gjuajtur institrucionet me pushkë.

“Republika e Kosovës nuk mbrohet duke gjuajtur institucionet me pushkë. I keni parë pamjet. Republika nuk mbrohet duke ushtruar dhunë. Atë ditë kemi pasur zëra që nuk përkojnë fare me protestën paqësore. Kemi pasur një dhunë të shfrenuar për përmbysjen e sistemit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi: Do të zgjedhem President para 5 marsit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi thotë se ai do të zgjedhet President para 5 marsit.

Thaçi ka thënë se do të respektohet marrëveshja e koaliconit, e cila parasheh që zgjedhja e Presidentit të bëhet para 5 marsit.

“Unë kam deklaruar se do ta respektojmë në tërësi marrëveshjes mes PDK’së dhe LDK’së si dhe partnerëve tjerë të koalicionit. Marrëveshja parasheh zgjedhjen e Presidentit në fillim të vitit 2016. Do të respektojmë marrëveshjen për afatet kohore dhe marrëveshjen tonë politike. Do të shkojmë drejt vendimmarrjes në momentin e duhur. Votimi do të ndodhë para 5 marsit”, ka thënë Thaçi në Zona B të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se do të lirohet nga të gjitha postet partiake.
Thotë se ka pasur mundësi shumë herë të zgjedhet President. Ka lavdëruar punën e Presidentes Jahjaga.
“Do të lirohem prej përgjegjësive partiake kur të jetë momenti. Ndihem mirë që kam udhëhequr PDK’në për 17 vite. PDK është partia më e suksesshme e pasluftës. Nuk jam i ekzaltuar të zgjidhem President, kam pasur mundësinë të zgjedhem dy tri herë, por marrëveshja polititike është e tillë”, ka thënë ai.
“Kam pasur kënaqësinë të punoj me të gjithë presidentët e pasluftës dhe nuk është diçka e panjohur për mua. Presidentja Jahjaga ka respektin maksimal të të gjithëve, ka dhënë një mesazh të qartë të punës. Ka qenë një vullnet i plotë i politikës dhe atyre që kanë nënshkruar zgjedhjen e saj si Presidente”, thotë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre