Thaçi: Nuk lejojmë të barazohemi me “Kasapin e Ballkanit”

31.08.2015 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi: Nuk lejojmë të barazohemi me “Kasapin e Ballkanit”

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të lejojë që historia kombëtare e Kosovës të rishkruhet, “për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit”

Në një editorial për gazetën britanike “The Independent”, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënvizuar se “tani, pothuajse dy dekada pas luftës së Kosovës, nuk do të lejoj që historia e shtetit tonë të rishkruhet për të mjegullimuar vijat midis viktimës dhe agresorit”.

Shkruan: Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës


Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi muajin që shkoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar krijimi e një Gjykate Speciale që do të gjykojë krimet e dyshuara të kryera nga shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës çlirimtare të vitit 1999.

Pas diskutimeve të gjata, votimi i fundit të Kuvendin tonë ishte jashtëzakonisht pozitiv. Si kryetar i partisë më të madhe në Kuvend, kam punuar shumë me kolegët e mi për tër të bindur deputetët, si dhe opinionin, për të krijuar këtë intstrument të pazakontë ligjor në mënyrë që të mund të kemi gjykime të besueshme, të pavarura dhe të menaxhuara ndërkombëtarisht.

Shtatëmbëdhjetë vite kanë kaluar që nga fillimi i luftës në Kosovë, më 1998. Atëbotë, kam qenë drejtor politik i një force guerila që nisi një kryengritje kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Millosheviqi dhe miqtë e tij për vite ishin përfshirë në shtypjen sistematik të popullit të Kosovës. Kryengritja jonë ishte një rast i vërtetë i luftës së Davidit me Goliathin. Ne nuk kishim armë, kemi qenë të pastërvitur, dhe luftëtarët e gueriljes ishin jorrallëherë vullnetarë të papërgatitur për luftë të cilët u përballën me batalione të organizuara dhe të egra të policisë dhe forcave ushtarake serbe.

Rezistenca guerile e Kosovës shpejt u shndërrua në një kërcënim vdekjeprurës ndaj Millosheviqit. Duart e tij ishin tashmë plot gjak pas vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, duke përfshirë edhe Srebrenicën. Ne besojmë se edhe në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid. Bota demokratike thjesht nuk do të lejonte të ishte dëshmitare e një masakre të tmerrshme të radhës në Ballkanin Perëndimor. NATO-ja ndërhyri dhe Kosova u çlirua.

Një milion njerëz të dëbuar nga atdheu i tyre u kthyen. Ata u kthyen nga kampet e refugjatëve në vendin e tyre, ku gjetën eshtrat e familjarëve të tyre në varrezat masive, shtëpitë e tyre të djegura deri në themel, dhe jetesën e tyre të shkatërruar. Qeveria serbe u përpoq për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre. Mijëra trupa u rivarrosën në fshehtësi, disa prej tyre edhe 600 kilometra larg vendlindjes. Tribunali i Hagës për krime lufte dëshmoi dhe vërtetoi pa dyshimin më të vogël se i gjithë aparati shtetëror serb nga varrmihësit e deri të gjeneralët kryesorë dhe kryetarët, ishin të përfshirë në një krim të organizuar me synim zhdukjen e popullsisë shqiptare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, jo gjithçka shkoi siç kishim shpresuar. Ne fillimisht e arritëm çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa individë mund të kenë qenë, eventualisht, të angazhuar në sulme kriminale mbi pjesëtarët e pakicave të mbetura. Shumë serbë u sulmuan menjëherë pas luftës, qoftë pas akteve të hakmarrjes apo për përfitime financiare. Këto krime individuale të kryera nga disa kosovarë ishin të tmerrshme dhe ne i dënojmë ato. Por, armiqtë tanë pretenduan se këto akte të izoluara ishin moralisht të barasvlershme me gjenocidin masiv të kryer nga qeveria e Serbisë kundër popullit tonë. Një pretendim i tillë është i çmendur dhe absurd. Unë kam dënuar këto akte të kryera nga kosovarët, dhe tani ne kemi Gjykatën Speciale për të bërë ndarjen mes akteve të ish-pjesëtarëve të ushtrisë sonë çlirimtare dhe këtyre individëve.

Asnjë kosovar, përfshirë veten time, nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë Gjykatën Speciale që të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i njohur botërisht si “Kasapi i Ballkanit”, me aktet e kryera nga individë të dëshpëruar apo kriminelë gjatë apo pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësive paraushtarake, dhe me mbështetje nga intelektualë serbë. Kjo luftë ishte një luftë fashiste, qartë dhe thjeshtë. Ne në Kosovë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit. Ne do të mbrojmë ligjshmërinë dhe trashëgiminë e luftës sonë të drejtë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne jemi krenarë për çlirimin tonë dhe për sakrificat që kemi bërë për të arritur pavarësinë tonë. Ne jemi krenarë me burrat dhe gratë tonë që shërbyen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lëvizja çlirimtare nuk i përkiste një individi, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk ka asnjë arsye për frikë. Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë gjatë gjykimeve që do të vijojnë. Ne po bëjmë çmos për të siguruar se drejtësia në Kosovë është vendosur dhe që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet dhe vlerat e qytetërimit perëndimor. Bota ka fjalën time, atë të qeverisë sonë, dhe atë të qytetarëve tanë. Kosova, me të gjithë sfidat që ka para vetes, është dhe do të mbetet një rrëfim suksesi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deputetja shqiptare në Kroaci: Kthimi i të mbijetuarve nga aksidenti do të bëhet nga aeroporti i Osjekut

Deputetja shqiptare në Kroaci: Kthimi i të mbijetuarve nga aksidenti do të bëhet nga aeroporti i Osjekut

Pushuesi kosovar rrahet brutalisht në prani të gruas shtatzënë në Hotel ‘Rafaelo’

Pushuesi kosovar rrahet brutalisht në prani të gruas shtatzënë në Hotel ‘Rafaelo’

Nderohen bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci, ndizen qirinj në Skenderaj

Nderohen bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci, ndizen qirinj në Skenderaj

Republika Serbe inicion ligjin që dërgon në burg këdo që i quan serbët popull që ka kryer gjenocid

Republika Serbe inicion ligjin që dërgon në burg këdo që i quan serbët popull që ka kryer gjenocid

Ahmeti kritikon debatet e sotme të analistëve për aksidentin në Kroaci: Nuk duhej të mbaheshin

Ahmeti kritikon debatet e sotme të analistëve për aksidentin në Kroaci: Nuk duhej të mbaheshin

Ish-kryeministrja kroate tmerrohet nga komentet negative të serbëve, pasi u solidarizua me familjet e viktimave të aksidentit

Ish-kryeministrja kroate tmerrohet nga komentet negative të serbëve, pasi u solidarizua me familjet e viktimave të aksidentit

Kryeministri i Kroacisë anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar

Kryeministri i Kroacisë anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar

Ministri Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për Kosovë arkivolat me trupat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

Ministri Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për Kosovë arkivolat me trupat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

Gjakova me më së shumti viktima nga aksidenti tragjik, flasin familjarët e viktimave

Gjakova me më së shumti viktima nga aksidenti tragjik, flasin familjarët e viktimave

Gjendet e vdekur një grua në Lipjan

Gjendet e vdekur një grua në Lipjan

MSH: Deri më tani rreth 20% e qytetarëve të Kosovës kanë marrë dozën e parë të vaksinës

MSH: Deri më tani rreth 20% e qytetarëve të Kosovës kanë marrë dozën e parë të vaksinës

Djaloshi që ishte në autobus: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim

Djaloshi që ishte në autobus: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim

Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, kamioni ndahet përgjysmë

Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, kamioni ndahet përgjysmë

Është një nga parakushtet për rifillimin e mësimit, por vetëm 30% e mësimdhënësve janë vaksinuar

Është një nga parakushtet për rifillimin e mësimit, por vetëm 30% e mësimdhënësve janë vaksinuar

Zjarrfikësit që shpëtuan pasagjerët e autobusit: Asgjë nuk mund t’iu përgatisë për këtë tragjedi

Zjarrfikësit që shpëtuan pasagjerët e autobusit: Asgjë nuk mund t’iu përgatisë për këtë tragjedi

Sveçla flet për gjendjen në Kroaci: 26 bashkëqytetarë do të lirohen sonte nga spitali

Sveçla flet për gjendjen në Kroaci: 26 bashkëqytetarë do të lirohen sonte nga spitali