Thaçi ngushëllon familjen e Shaban Polluzhes

E publikuar: 19/03/2016 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, e ka vizituar familjen Kastrati të Polluzhës me rastin e vdekjes së djalit të Shaban Polluzhës, Ramadanit.

“Sot, në familjen Kastrati të Polluzhës, shpreha ngushëllime për vdekjen e Ramadan Kastratit, djalit të heroit të Kosovës, Shaban Polluzha.

Komandanti i shquar Shaban Polluzha luftoi për çlirimin e Kosovës dhe me bashkëluftëtarët e tij organizoi kryengritjen e parë antikomuniste kundër regjimit jugosllav në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Rezistenca e armatosur e komandantit Shaban Polluzha ka qenë frymëzim për të gjitha lëvizjet politike të cilat synuan dhe në fund realizuan çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.