Që nga dita e djeshme pas njoftimit për ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka reaguar fare.
Pak minuta më parë, Thaçi publikoi një fotografi me emblemën e UÇK-së.
Zyra e Prokurorit Special dje njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK-së, Kadri Veselit, për 100 vrasje gjatë luftës.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime brenda Presidencës se i njëjti gjendet ende në Vjenë të Austrisë.
Gazeta Sinjali ka pyetur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nëse presidenti Hashim Thaçi është intervistuar ndonjëherë nga Prokurori i Specializuar dhe se kur mund të konfirmohet aktakuza e ngritur ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Dhomat e Specializuara thanë se kjo është përgjegjësi e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar ka treguar afatin se kur mund të konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit



















