Tesla zbulon “ushqyesin-gjarpër” për makinat e saj

E publikuar: 07/08/2015 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Harrojini për një moment makinat fluturuese dhe robotët, ne po jetojmë aktualisht në të ardhmen e Elon Musk. Tesla zbuloi sot sistemin e saj automatik të furnizimit me energji të makinave.

Kur Musk lajmëroi për herë të parë dhjetorin e kaluar se po punonte për një adaptues të veçantë makine, ai e krahasoi atë me një “gjarpër të ngurtë metalik”, dhe nuk gënjeu. Tek videoja e mëposhtme ju mund të shihni se si ushqyesi arrin të lakohet dhe t’i afrohet makinës si një gjarpër i vërtetë. Ai futet tek porta e karikimit të makinës automatikisht, pa ndërhyrjen e njeriut.