Tërmet në Maqedoninë e Veriut

E publikuar: 30/09/2024 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë lokale Rihter prej 3.2 gradë është regjistruar sonte në ora 21:28, në zonën epiqendrore të Dellçevës-Berovës.

Kështu njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e Berovës dhe rrethinës, me intensitet 3 gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale nga ky tërmet.