Telenovela Teuta – Blero – Afrona, do të mbyllet me një dasmë?

E publikuar: 05/02/2017 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm në ditët e para të Vitit të Ri, të gjithë mësuan se Blero i propozoi martesë partneres së tij Afrona Dika, me të cilën është lidhur prej disa kohësh. Por nuk do të kalonte shumë kohë dhe çifti, sërish i bën ‘unfollow’ njëri-tjetrit në Instagram, gjë që shtoi dyshimet se mes tyre kishte një krizë tjetër.

Po e vërteta për Bleron nuk është kështu. Si çdo marrëdhënie, edhe e tyrja ka kaluar kriza. Por ai nuk do të donte që të bëhej lajm për gjithçka.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazine, Blero tha se është i lodhur nga titujt e mediave dhe portaleve, që e kanë vënë në qendër të vëmendjes për gjithçka: “Jam lodhur shumë dhe do të doja që gazetarët të kenë pak ndërgjegje, sepse është një fëmijë në mes dhe të mos e teprojnë me shkrime….” – tha ai pas pyetjes si ndihet pas këtyre lajmeve të televonelës që ka atë protagonist.

Pa e mohuar se, ashtu si çdo dashuri, edhe e tij ka kriza, Blero tha se mes Afronës, Teutës dhe atij është në mes vajza, Tara: “Kjo është meritë e Afronës”, – tha Blero duke treguar se ajo i ka bërë edhe dhurata vajzës së Teutës, Kajas. “Me kismet, Tara do ketë një vëlla që do luajë futboll si Messi”, -shtoi ai.

I ngacmuar për martesën nga Ervini, Blero tha se “asnjëherë nuk duhet të aludoni dhe supozoni lajme nga disa shenja në rrjetet sociale: “Ne jemi njerëz, ne kemi kriza, bëjmë follow, unfollow… “ Ndërsa “dasma mund të vijë shumë shpejt ose nuk vjen hiç…”