Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

E publikuar: 12/06/2022 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Podujevës, ku një person është plagosur dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për trajtim të menjëhershëm mjekësorë.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë