Të mos zvarritet rasti Muja

19.01.2016 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të mos zvarritet rasti Muja

Forumi Transparenca i ka bërë thirrje gjyqësorit në Kosovë, që t’i merr parasysh dispozitat e Kushtetutës së Kosovës përkatësisht Konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut lidhur me jetësimin e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm kohor në rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.
Përmes një komunikate, ky forum përkujton se trajtimi i këtij rasti në gjyqësor po hyn në vitin e tij të tretë.
“Procesi gjyqësor në rastin e zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit pat nisur më 25 mars 2013, në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Kjo Gjykatë më 13 mars 2014 pat shpallur fajtor kryetarin e Komunës së Prizrenit, Muja dhe pesë bashkëpunëtorët e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autoritetit, sipas katër pikave të aktakuzës së prezantuar nga Prokuroria e EULEX-it. Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pati anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe e pat kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Ndërsa, më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Gjykata ka ndryshuar vendimin e Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Tani lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër”, thuhet në komunikatë.
Sipas Forumit Transparenca, Kushtetuta e Kosovës e parasheh që e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duhet të realizohet brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe e drejta e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm është e drejtë themelore procedurale e njeriut e garantuar me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Duke i marrë për bazë këto, Forumi Transparenca thekson se praktika e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm paraqet një të arritur të botës demokratike, që me aplikim të drejtë i ofron siguri juridike secilit qytetar.
“Duke qenë se Ramadan Muja është zyrtari më i lartë në Komunën e Prizrenit, atëherë gjyqësori duhet ta trajtojë rastin e tij me prioritet të lartë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare të ofrojë gjykim të drejtë dhe të paanshëm, por brenda një afati të arsyeshëm kohor. Për më tepër, në emër të pavarësisë së tij, gjyqësori nuk duhet që të abuzojë me publikun, duke e zvarritur rastin. Prandaj në interes të sigurisë së përgjithshme juridike, Forumi Transparenca bën thirrje për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor”, thuhet tutje në komunikatë.
Forumi Transparenca është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së