Tani mund të shkarkohen të dhënat e Instagram

E publikuar: 28/04/2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram shton një opsion të ri për shkarkimin e të dhënave duke eksportuar fotot dhe informacionet për përdoruesit, duke e bërë më të lehtë të merrni fotot tuaja nga rrjeti social.

Mjafton të rregjistroni adresën tuaj të postës elektronike dhe Instagram do t’ju dërgojë një kopje të “fotove, komenteve, informacioneve të profilit dhe shumë më tepër”, edhe pse rrjeti social thekson se mund të nevojitet deri në 48 orë për të mbledhur dhe dërguar të dhënat.

Opsioni është i disponueshëm vetëm në internet për momentin, por do të jetë i aksesueshëm edhe për përdoruesit e iOS dhe Android së shpejti. Është e ngjashme me opsionin që Facebook ka prezantuar prej shumë kohës për aplikacion dhe internet.

Siç është vënë në dukje, ky mjet është i domosdoshëm si pjesë e përputhjes së Instagram me rregulloret e reja të privatësisë së GDPR të BE-së. Por pavarësisht nga motivet e kërkuara ligjërisht, është një mundësi e mirë për përdoruesit që kërkojnë të marrin të dhënat e tyre nga Instagram.