Talenti i futbollit Erion Kajtazi nuk vdesë kurrë: I ngritët shtatorja në vendlindje

E publikuar: 03/12/2023 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Mitrovicë është bërë përurimi i shtatores së futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.

Shtatorja është vendosur tek stadiumi me bari sintetik afër liqenit akumulues, fushë e cila mban emrin e futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi, shkruan lajmi.net.

Nënkryetari i komunës së Prishtinë, Arian Tahiri, ka publikuar fotografi nga shtatorja.

“Erion Kajtazi, talenti i madh i futbollit, u përjetësua sot në bronz në qytetin e tij, për të qëndruar përherë pranë fushës së futbollit si simbol dhe motiv për secilin talent”, ka shkruar ai në Facebook.

Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur ra pa vetëdije në fushë gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës së Juniorëve.

Ai është konsideruar një ndër futbollistët më premtues në Kosovë derisa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Kosovës.