Taksa për autostradën e Shqipërisë ngjall pakënaqësi tek bizneset kosovare [video]

14.09.2015 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Taksa për autostradën e Shqipërisë ngjall pakënaqësi tek bizneset kosovare [video]

Punëtorët e kompanisë “M Sora Prishtina dhe Tirana” kanë nisur të hënën t’i bëjnë gati materialet për t’i eksportuar në Shqipëri.
Kjo kompani që merret me prodhimin e materialeve për dyer dhe dritare thuajse gjatë tërë javës eksporton produktet e saj në vendin fqinj, raporton KTV.

Pronari i kompanisë, Besnik Krasniqi, bashkë me drejtuesit e kompanisë amë në Slloveni, janë të shqetësuar se qeveria shqiptare shumë shpejt do t’iu vendosë taksë të njëanshme prej 5 eurove për çdo hyrje në autostradë.

Ai ka thënë se vendimi i tillë shkakton probleme si për kompaninë e tij, ashtu edhe për shumë të tjera që lëvizin shpesh.

Nga ana tjetër, Instituti GAP ka vlerësuar se qeveritë duhet të bëjnë më shumë punë, për t’iu dhënë fund vendimeve të njëanshme dhe lejimit të zhvillimit të tregtisë pa shumë pengesa.

Sipas planeve të qeverisë shqiptare, propozimi i njërës prej 4 kompanive që janë në garë do të përzgjidhet më 15 tetor.

Kompania do të marrë me koncesion rrugën e kombit për 30 vjet.

Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje, mediat në Tiranë kanë zbuluar se taksa prej 5 eurosh do të jetë vetëm për veturat për një drejtim, përderisa për furgonët, autobusët dhe kamionët, tarifa do të jetë më e lartë.

Për herë të parë, lajmi për të vendosur taksën në Autostradën e Kombit ishte bërë në janar të këtij viti nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, në takimin e parë njohës me homologun e tij kosovar, Lutfi Zharku, transmeton Koha.net.

Ky i fundit kishte paralajmëruar se edhe pala kosovare do të detyrohet të vendosë taksë në autostradë, megjithatë në fund ka vendosur që të presë se si do të shkojë kontrata e koncesionit në Shqipëri, pastaj të marrë vendim për pjesën tonë.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor