Departamenti i marrëdhënieve me media i presidentit të Serbisë informoi publikun sot se pavarësisht nga përpjekjet për të rënë dakord për një deklaratë të bisedës së Tomislav Nikolic me përfaqësuesit e misionit EULEX, kjo nuk ka ndodhur.
Prandaj, siç ceket, shërbimi për shtyp i Presidentit nuk është në gjendje që të informojë mediat dhe publikun me detajet e takimit të sotëm të Presidentit Nikolic me shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulo, transmeton Express.
Në deklaratë thuhet se Presidenti Nikolic dhe shefja e EULEX-it folën për më shumë se një orë, dhe se stafi i misionit “në mënyrë jashtëzakonisht arrogante dhe të papërshtatshme nuk ka lejuar që qëndrimet e shefes së tyre të bëhen publike”.
Në anën tjetër misioni EULEX nuk ka reaguar ndaj deklaratës së departametit për marrëdhënie me media të Presidnetit serb. E pyetur qe të shpjegojë se pse nuk pati pajtueshmëri për deklaratën për shtyp, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Solomon, tha “nuk kemi koment”./GazetaExpress/.