Takimi i jashtëzakonshëm – Prokurori Zejnullah Gashi konfirmohet si kandidati i vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore

E publikuar: 17/11/2023 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), prokurori Zejnullah Gashi u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.