Tahiri tërheq nga Kuvendi Komisionin e Jurisprudencës për shkak të hetimeve ndaj Lumezit

E publikuar: 07/11/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës emrat e propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i të cilit komision ishte propozuar Kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Kjo ka ndodhur pasi hetimet për dyshime për falsifikim në dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi nuk kanë përfunduar. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express vetë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Unë kam pritë që deri me tani procedura hetimore që ka fillu ndaj Lumezit, të përfundojë. Me qenw se nuk ka përfunduar ende, tash është koha që të hyjë nëpër komisione parlamentare, në komisionin për mandate, ne mënyrë që të mos i qes në lajthitje deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të dyshimeve të ngrehura rreth kryeprokurorit, unë kam vendosur që ta tërheq përkohësisht nga procedura parlamentare, te mos të hyjë në rend të ditës derisa të marr përfundimin e hetimeve që ndërlidhen me çështjen e përfolur”, ka thënë Tahiri në një prononcim për Gazetën Express.