Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka nderuar akademikun Lulzim Tafa.
E atje pjesëmarrës ishte dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Nder të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë për të nderuar Akademikun e shquar Lulzim Tafa. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë dhe arsimit është një burim frymëzimi për të gjithë ne. Profesor Tafa, ka treguar se si dija dhe përkushtimi mund të ngrenë lart emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Arritjet e tij janë dëshmi e potencialit të madh që ka vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.
“Nderimi i personaliteteve si Akademik Lulzim Tafa është inspirim edhe për brezat e ardhshëm të njerëzve të dijes, që do të jenë pjesë e ndërtimit të Kosovës, ashtu siç e dëshirojmë”.