T-Mobile & Sprint njoftuan një marrëveshje bashkimi prej 26 milionë dollarësh

E publikuar: 30/04/2018 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë thashethemeve, më në fund, njoftohet bashkimi i T-Mobile & Sprint. Ata janë transportuesit e tretë më të mëdhenj të telefonave me wireless. Pas bashkimit, një kompani e re do të emërohet si T-Mobile. CE0 John Legere do të jetë kreu i ri i T-Mobile.

Nuk është hera e parë që T-Mobile & Sprint kanë vendosur të hyjnë në një marrëveshje zyrtare pasi në 2014, Sprint u përpoq ta blejë T-Mobile, megjithatë, marrëveshja nuk ishte e suksesshme. Në vitin 2017, përsëri të dyja kompanitë u përpoqën të lidhnin një marrëveshje  megjithatë përsëri përfunduan pa u pajtuar me kushtet. Kjo do të thotë që të dyja kompanitë u përpoqën për tri herë dhe në fund ia arritën.

Sipas marrëveshjes, zotëruesi i shumicës së T-Mobile, Deutsche Telekom do të zotërojë 42 përqind të kompanisë, ndërsa pronari i Sprint, SoftBank do të ketë 27 përqind të T-Mobile të ri. Ky bashkim do të jetë një marrëveshje që dhe pritet të mbyllet diku në fillim të vitit 2019.

Duke folur për marrëveshjen, Legere tha se:

Bashkimi midis T-Mobile dhe Sprint do të “zhvendosë këtë revolucion të Un-carrier në overdrive”, duke deklaruar se duke shtuar pasuritë nga Sprint do të lejojë që T-Mobile të ofrojë një rrjet të gjerë dhe të thellë 5G pa tel në mbarë vendin kur të jetë gati të nisë. Ai shtoi se gjithashtu do të nxisë më shumë konkurrencë për shërbimet wireless, broadband dhe video, “veçanërisht në zonat rurale ku sot zgjedhjet janë të kufizuara “.

Marrëveshja do të konfirmohet sapo të miratohen nga të gjithë aksionarët dhe kur  rregulloret e qeverisë amerikane do ta miratojnë atë. /PCWorld Albanian