Një super-jaht i inspiruar sa i përket dizajnit nga anijet e piratëve nga shekulli i 17-të është prodhuar, dhe posedon pistën private të helikopterit, recepsion për pranimin e mysafirëve, pishinë dhe garazh për veturë luksoze.
Kjo anije mbresëlënëse e quajtur “Caronte” është prodhuar nga kompania italiane “Lazzarini Design Studio”, dhe posedon tri dhoma gjumi dhe gjashtë kabina shtesë, transmeton Telegrafi.
Jahti i gjatë 60 metra është dizajnuar duke u bazuar në anijet e piratëve nga shekulli i 17-të, ka edhe një tarracë gjigante për rrezitje pranë pishinës.
“Motoja jonë është “mendo për të ardhmen, por kurrë mos e harroni të kaluarën”, ka deklaruar Lazzarini nga kompania italiane.
“Anija moderne e piratëve , ka të vendosur kabinën në pjesën kryesore të trupit të kësaj anije siç i kishin dikur anije e vjetra të piratëve”, ka shtuar i pari i kompanisë italiane.
Ajo mund të akomodojë 12 pjesëtarë të ekuipazhit, si dhe brenda saj ka palestër fitnesi. /Telegrafi/