Sundimi i ligjit i hap rrugën Kosovës drejt BE-së

04.05.2015 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sundimi i ligjit i hap rrugën Kosovës drejt BE-së

Kosova është në fazën e fundit të përmbushjes së kritereve të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për zonë Schengen dhe përmbushja e këtyre kritereve tash është çështje e vullnetit politik.

Kështu deklaruan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, që udhëhiqet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në takim Jahjaga theksoi se ekziston një pajtim i përgjithshëm i institucioneve të Kosovës, që deri në fund të muajit maj të dorëzohet raporti për të vlerësuar përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“Mungesa e rezultateve në vendosjen e rendit dhe ligjit dhe krijimin e shtetit të së drejtës, do të jetë faktori përcaktues për shpejtësinë, me të cilën Kosova do t’u hapë rrugë investimeve të huaja në vend – aq të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe të ecë drejt Bashkimit Evropian për ta realizuar vizionin tonë që na bashkon”, tha Jahjaga.

Duke aluduar në migrimin ilegal, presidentja Jahjaga theksoi se “në pjesën e parë të këtij viti, Kosova ka pasur sfida dhe tensionime të ndryshme, të cilat duhet të kuptohen si thirrje për t’i thelluar reformat në Republikën e Kosovës dhe për t’i hapur rrugë perspektivës ekonomike për qytetarët”.

“Praktikave korruptive duhet t’iu jepet fund, sepse ato po lëkundin besimin e qytetarëve tanë dhe po shkatërrojnë shpresën e tyre për ta bërë Kosovën vend të perspektivës dhe të prosperitetit, koncept të qëndrueshëm që qytetarët tanë duan ta quajnë shtëpi të përhershme”, tha ndër tjerash Jahjaga.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi se institucionet e Kosovës do ta përmbyllin raportin final për çështjen e liberalizimit e vizave, në të cilin do të pasqyrohet progresi në përmbushjen e detyrave të mbetura.

“Jemi të vetëdijshëm për kriteret e mbetura dhe të pa-adresuara, për të cilat institucionet tona janë zotuar se do t’i përmbyllin deri më 15 maj. Jemi zotuar se institucionet tona do ta dorëzojnë raportin final deri në fund të majit, ku do të pasqyrohet progresi në përmbylljen e kritereve të mbetura”, theksoi Mustafa.

Edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës, pjesë e këtij Këshilli, thanë se janë duke punuar intensivisht që sa më parë të përfundojnë obligimet e marra nga Komisioni Evropian, lidhur me kushtet e përcaktuara për liberalizimin e vizave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli, tha se Kuvendi, çështjen e liberalizimin të vizave po e trajton dhe do ta trajtojë edhe më tutje si prioritetin më të lartë kombëtar.

Kurse, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar,tha se nuk ka shumë kohë për adresimin e të gjitha rekomandimeve të mbetura nga raporti i dytë, i cili doli në korrik të vitit të kaluar nga komisioni vlerësues, por sipas tij, si pasojë e vonesës së krijimit të institucioneve të Kosovës dhe çështjes së migrimit ilegal, disa çështje kanë mbetur të papërfunduara.

“Përmirësimi i sundimi i ligjit është shumë i nevojshëm, adresimi i korrupsionit, krimit të organizuar. Në veçanti, dua të potencoj se duhet të ketë një evidencë për rastet, të cilat trajtohen në gjykata, e që kanë të bëjnë me trafikim me njerëz, kontrabandë dhe trafikim droge, prokurimin publik dhe shpëlarjen e parave”, u shpreh Zhbogar.

Ai theksoi se “Kosova duhet t’i adaptojë në përgjithësi edhe tetë ligje dhe duhet që Kuvendi t’i diskutojë e miratojë në javët e ardhshme”.

Zhbogar porositi përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që të mos i anashkalojnë rekomandimet për implementimin e politikave, të cilat janë rekomanduar nga Komisioni Evropian.

Shefi i BE-së në Kosovës, theksoi se “ri-integrimi i qëndrueshëm i mijëra njerëzve, posaçërisht të atyre që e kanë lënë Kosovën në fillim të këtij viti, do të jetë një sfidë e madhe”.

Njohës të integrimeve evropiane konsiderojnë se forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë, ende nuk ka ndodhur dhe si pasojë, thonë ata, do të vonojë edhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët.

Fatmir Curri nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), u shpreh skeptik për përfundimin e punëve me kohë nga ana e institucionet e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Edhe po t’i plotësojmë të gjitha kriteret e udhërrëfyesit, numri i azilkërkuesve ka qenë shumë i rritur. Numri i qytetarët nga Kosova, të zënë ilegalisht në vende të BE-së, ka qenë shumë i rritur”, tha Curri duke shtuar se kjo çështje do të paraqesë probleme.

Ndryshe, Komisioni Evropian në muajin e kaluar (më 30 prill), kishte miratuar me procedurë të shkruar, tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Me këtë hap, KE-ja ka përmbyllur procedurën e vet, e cila tani do t’i kalojë Këshillit, gjegjësisht shteteve anëtare për të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

Kriteret që duhet plotësuar Kosova për liberalizim vizash, disa herë janë përmendur në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, raporton rel.

Raporti i fundit, si shqetësim kryesor ka veçuar nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, ndikimin politik në institucione të pavarura, ndërhyrjet në gjyqësor, mungesën e reformës së administratës publike, e të tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve