Sulmi në Gorazhdec vë në dyshim demokracinë (?)

07.12.2015 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sulmi në Gorazhdec vë në dyshim demokracinë (?)

Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me 7 dhjetor, në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, fshat ky i banuar me shumicë serbe, ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Siç ka theksuar ai, incidenti ka ndodhur diku rreth orës 02:50, në rrugën kryesore që përshkon fshatin Gorazhdec, ku ka pasur shkrepje me armë zjarri, ndërkaq, për pasojë kishte edhe dëmtim prone, një shtëpi private, si dhe dëmtim me forcë te një përmendoreje në atë fshat.

Me të pranuar informatat nga Qendra Operative në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, sipas zëdhënësit Ibra, njësitet patrulluese në kuadër të stacionit policor të Gorazhdecit, së bashku me njësitet tjera patrulluese të stacionit policor në Pejë, kanë reaguar në vend ngjarje.

“Nga vlerësimi i parë i bërë në vend ngjarje, shihet se ka një veturë të djegur nga zjarri, dhe aty afër një shtëpi e banimit ishte goditur me 4 plumba nga arma e zjarrit”, theksoi Ibra.

Ai ka shtuar se policia është njoftuar edhe për një dëmtim të pjesshëm të përmendores, që gjendet diku 200-300 metra nga vendi ku kishte ndodhur gjuajtja me armë zjarri, si dhe vendi ku i është vënë zjarri veturës.

Sipas tij, të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes në mënyrë të planifikuar dhe është duke u punuar për zbardhje të rastit.

Ibra ka theksuar se rasti është duke u hetuar intensivisht, duke mbledhë dëshmi, prova, deklarime të qytetarëve të atij fshati, edhe të fshatrave që kalojnë rrugës përmes fshatit Gorazhdec.

“Lidhur me rastin, kemi kontaktuar edhe me përfaqësuesin e fshatit Gorazhdec, me qëllim të informimit se ky rast konsiderohet si rast i izoluar dhe se gjendja në fshat është stabile dhe e qetë. Menjëherë janë ndërmarrë masa shtesë në terren, me njësi policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimit të incidenteve eventuale, të mundshme, në të ardhmen”, tha Ibra.

Lidhur me incidentin në Gorazhdec ka reaguar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Përmes një komunikate për medie ai ka theksuar se kryerësit e veprave penale, në një vend demokratik nuk mund të jenë të panjohur, sepse në të kundërtën demokracia vihet nën dyshim.

“Sulmet ndaj popullatës serbe në Kosovë e kanë kaluar secilën masë. Ky është momenti, për të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës, të pyeten se ku çon kjo sjellje”.

“Jemi dëshmitarë të asaj që provokimet, frikësimet, përdhosja e përmendoreve të shenjta, por edhe sulmet e armatosura nuk po përfundojnë. I ftoj të gjithë kompetentët që t’ua presin rrugën atyre që bëjnë vepra të tilla”, ka theksuar Stojanoviq.

Ai u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, por edhe kolegëve të tij, që me ndikimin e tyre ta nxisin policinë që ta bëj punën e saj, t’i gjejë dhe ti dënojë ata që kanë bërë veprën.

Në anën tjetër, lidhur me incidentin në Gorazhdec, ka reaguar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka theksuar se lidhur me incidentin do t’i kontaktojë dhe do të bisedojë me zyrtarë të huaj, të NATO-s dhe të EULEX-it.

“Ky është sulm mbi gjithë popullin serb që jeton në Kosovë. Është sulmuar dhe është goditur me disa plumba, shtëpia në të cilën jeton vajza 7 vjeçe. Nuk dua të flas për përdhosjen dhe shkatërrimin e përmendoreve tona”.

“Thjeshtë, nuk pres asgjë nga Prishtina, por pres nga aktorët ndërkombëtarë që të marrin masat e duhura, për çka edhe është koha e fundit, në përputhje me obligimet e tyre, për të mbrojtur serbët në atë pjesë të Kosovës dhe gjithkund tjetër në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu ka paralajmëruar se një delegacion i Qeverisë së Serbisë, por edhe ai vet, do ta vizitojnë Gorazhdecin dhe vendet tjera të banuara me serbë në Kosovë, për t’i mbështetur ata dhe për t’i cytur që të vazhdojnë të jetojnë, siç ka theksuar ai, në vatrat e veta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në incidentin e të hënës në Gorazhdevc nuk ka pasur të lënduar.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se do të rishikohen veprimet policore për një siguri të përgjithshme në tërë zonën e Pejës, përfshirë edhe fshatin Gorazhdec, ndërkaq, rasti, sipas kompetencës lëndore, do te hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan