Sulmi ndaj Amerikës me bomba atomike që shkaktojnë cunami, përqeshet koloneli rus

E publikuar: 02/05/2017 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ish-kolonel rus është përqeshur pas komenteve se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke vendosur bomba bërthamore përgjatë vijës bregdetare të SHBA-së në mënyrë që të shkaktojë një tsunami të jashtëzakonshëm, i cili do ta fundosë Amerikën.
Komentet e kolonelit të pensionuar rus, Viktor Baranetz, janë hedhur poshtë dhe janë cilësuar si ide e çmendur, transmeton Express.

Baranetz, ish zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, po ashtu paralajmëroi se Rusia është duke fshehur raketa afër bregdetit lindor të Amerikës.

“Amerikanët kanë vendosur ushtri në kufi me Rusinë, ndërsa ne në qetësi jemi duke vendosur bomba bërthamore në bregdetin amerikan. Ato janë në thellësi dhe janë vënë në gjumë, por mund të zgjohen me një komandë”, ka thënë ai./Express/