Një grup prej rreth 20 studentësh kanë penguar dy herë seminarin“Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”, ku folës, ndër të tjerë, ishin Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, njofton Klan Kosova.
Këtë studentët e kanë bërë përmes fishkëllima duke e kundërshtuar fjalimi e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, duke e quajtur shkelës të Kushtetutës.
Së paku katër nga ta janë arrestuar, ndërsa për njërin prej tyre Klan Kosova merr vesh se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

















