Festat e Pavarësisë gjithmonë na kujtojnë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri e pavarësi.
Një gjë të tillë sot po e bën edhe reperi i njohur Stresi,transmeton Gazeta Express.
Ai në profilin e tij në Instagram ka uruar të gjithë për festën e Pavarësisë, por gjithmonë duke kujtuar ata që sakrifikuan jetën e tyre.
‘Ta gzojm dhe ta kujtojm brez pas brezi kete dite te shenuar per vllezrit dhe motrat tane dhe per Çlirimtaret e Kosoves Qe Sakrifikuan Gjen Me Te Shtrenjte Per Kete Toke . Me Rrespket Arkimed Lushaj (Stresi)’, ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.
Ndërkohë Stresi edhe ka postuar një video ku thotë se Kosovës i duhet Ramush Haradinaj, duke kërkuar lirinë e tij./Gazeta Express/