Steinmeier: Kosova dhe Serbia po ecin drejt normalizimit

12.06.2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Steinmeier: Kosova dhe Serbia po ecin drejt normalizimit

Ministri i Jashtëm gjerman në fjalimin e tij dje në Bundestagun gjerman kërkoi të miratohet vazhdimi i misionit të Bundesëehrit, që vepron në kuadër të KFOR-in në Kosovë, për të siguruar paqen dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës, por edhe gjithë rajonit.
Dje në Ditën e ruajtjes së Paqes së OKB-së “Peacekeeping”, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Ëalter Steinmeier (SPD), kërkoi që Bundestagu gjerman ta miratojë vazhdimin e mandatit të trupave paqësore të Bundesëehrit gjerman, që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Në fjalimin e tij Steinmeier falënderoi Bundestagun gjerman për miratimin e pranisë së Bundesëehrit në Kosovë për të siguruar paqen dhe stabilitetin atje qe 16 vite rresht.

“Ushtaret dhe ushtarët tanë kanë luajtur një rol vendimtar dhe për këtë ata meritojnë një falënderim dhe mirënjohje për kontributin e tyre. Shumë gjera kanë ndryshuar edhe në marrëdhëniet mes shteteve, siç është rasti mes Serbisë dhe Kosovës me përkushtimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre për kompromise kohë pas kohe i kanë ndërtuar marrëdhëniet e tyre dhe po lëvizin drejt normalizimit dhe respektimit të marrëveshjeve të arritura edhe në veri të Kosovës”.

Duke ju referuar situatës në veri të Kosovës ministri gjerman Steinmeier ka thënë se atje ka një arritje, një polici të përbashkët, administratë komunale legjitime dhe ky është një hap përpara ose një hap më shumë përpara, por akoma mungojnë shumë gjëra. “Ne po bashkëbisedojmë me kosovarët dhe serbët për të arritur një bashkësi të përbashkët që të rregullohen çështje si ajo e energjisë dhe telekomunikacionit dhe kjo është ajo tema e marrëveshjes për normalizim, edhe pse akoma nuk është arritur, po gjithsesi nuk duhet të dorëzohemi. Sa i përket ndikimit politik, por edhe përpjekjeve tona për sigurimin e paqes dhe stabilitetit për këtë na duhet KFOR-i, për këtë ju lutemi të vazhdohet mandati i Bundesëehrit në Kosovë, tha z. Steinmeier.

Ministri gjerman Steinmeier tha se vazhdimin e mandatit të KFOR-it nuk e bëjmë se po kemi qejf, por për faktin se Evropa ka interesa, se Gjermania ka interes të ketë një fqinjësi stabile në Ballkanin Perëndimor dhe për ketë i përcjellim ngjarjet në shtetet e ndryshme jo vetëm me interesa, por edhe me shqetësim, duke përmendur këtu ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Ai tha se ka biseduar me komisarin e BE-së Hahn, i cili po përkujdeset për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt. Kemi një marrëveshje fragjile mes grupeve të ndryshme etnike dhe keqësimi i gjendjes nuk ka përfunduar dhe kjo gjendje do të vazhdojë të jetë kështu nëse përfaqësuesit politikë nuk marrin përgjegjësitë e tyre politike.

Javën e kaluar menduam se ecëm përpara dhe se koha për zgjedhje të reja po afrohet në një kohë të caktuar, që t’iu mundësohet të gjitha grupeve etnike të kenë një shans fer në zgjedhje, por bisedat dje nuk rrodhën mirë dhe shpresoj që t’ëi rikthejmë sërish në ditët në vijim”, u shpreh ai.

Z. Steinmeier kritikoi kryeministrin maqedon duke thënë se duhet ta di se çdo vend i Ballkanit Perëndimor që dëshiron të ecë në rrugën drejt Evropës dhe nëse shpreson të arrin aty, duhet të marrë përgjegjësi të ruaj strukturat e shtetit ligjor.

Në këtë fjalim ministri gjerman Steinmeier foli edhe për gjendjen politike në Bosnje duke e përshkruar atë si gjithkund në Ballkanin Perëndimor një situatë “ku ka drite dhe hije”. Në Bosnje kishte disa përparime por sipas tij kishte shume vite një bllokadë të brendshme politike. Me ketë rast z. Steinmeier tha se janë bërë përpjekje me Ministrinë e Jashtme britanike për të sjell një iniciativë për dialog mes etniteteve për t’i zgjidhur një mori çështjes, si ajo e reformës së kushtetutës, por edhe reformës socio-ekonomike përmes një programi reformash. Ai shfaqi shpresën se këto përpjekje nuk do t’i bllokojë Republika Serbska, në mënyrë që Bosnja ta tejkalojë gjendjen e bllokadës.

Vlerësim pozitiv Steinmeier i bëri Kroacisë dhe anëtarësimit të saj ne BE, pastaj përmendi Malin e Zi, i cili, siç tha, po ecën në të njëjtën rrugë të integrimit, duke thënë se mesa shihet Mali i Zi e ka kuptuar se nëse duan të arrijnë aty ku dëshirojnë duan vetë të ecin përpara, në mënyrë që treni që ecin drejt BE-së të ecën më shpejt. Por tha nuk e di se a do të ndodhë e njëjta gjë me Serbinë, porse janë në kontakte të shpeshta me Serbinë, dhe sipas tij Serbia dëshiron t’i hapet kapitulli i anëtarësimit dhe Bundestagu i ka shprehur pritshmëritë e tijtransmeton rel.

Në fund fjalimit Steinmeier i beri thirrje Bundestagut që Gjermania edhe më tutje ta ketë vëmendjen tek vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar paqen dhe stabilitetin, duke vazhduar praninë e KFOR-it në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së