Blerand Stavileci, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të mirëpresin Fillimin e Ri, pasi ky koalicion është fitues, transmeton Klan Kosova.
Stavileci tutje shtoi se duke parë një entuziazëm të pashoq nga simpatizantët e PDK-së, ishim në dijeni që fitorja do të ishte e garantuar.
”Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që ta mirëpresin Fillimin e Ri.”
”Gjatë gjithë ditës e kemi ditur një gjë të tillë, e kemi dëshmuar. Ne kemi parë një entusiazëm të pashoq”.
”Të gjithë simpatizantët e të gjithë pjesëtarët e tjerë të koalicionit të fitores, të besojmë se diferenca do të jetë edhe më e madhe”.

















