Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 17/05/2025 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot më 17 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për të konstituuar Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca do të nisë nga ora 10:30, siç ka bërë të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të enjten kur deputetët për të tetën herë me radhë nuk e formuan komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Pasi seanca dështoi, në Presidencën e Kosovës të enjten u mbajt takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive të mëdha me synimin për të diskutuar hapat për daljen nga blllokada.

Takimi i Osmanit me krerët e partive shumicë shqiptare u pasua me një takim me partitë e komuniteteve joshumicë, por të gjitha këto takime nuk dhanë ndonjë rezultat.