Sot mblidhet kryesia e Kuvendit

E publikuar: 19/12/2016 07:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit për media nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, mbledhja e kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të fillojë në orën 11:00.Bazuar në Rregulloren e Punës, Kryesia takohet çdo javë kur mbahen edhe seancat e Kuvendit, për të shqyrtuar dhe përgatitur rendin e ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e përkohshëm të ditës për dy javë më vonë.