Sonte koncert në Prishtinë deri pas mesnatës

E publikuar: 31/12/2015 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri pas mesnatës sonte në kryeqytet ka festë.

Sikurse edhe vitin e kaluar edhe kësaj radhe, ndërrimi i moteve pritet me muzikë, ku do të këndojnë shumë këngëtarë të njohur.

Në mes të natës para qytetarëve do të jetë edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mësohet se do të këndojnë Kida, Labinot Tahiri dhe Kaltrina Selimi. Gjithashtu do të jetë edhe OffChestra. /Lajmi.net