Sokol Haziri: Demokracia është cenuar rend dhe partneriteti qeverisës është goditur keq

E publikuar: 11/08/2015 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jam i befasuar me ketë mënyrë të marrjes së Drejtorisë së shërbimeve publike nga LDK-ja dhe pajtimin përulës dhe pa autorizim e vendim të Këshillit drejtues të degës së AAK-së thotë për rajonipress Sokol Haziri.
Sokol Haziri për një kohë udhëhoqi me shërbimet publike në Gjilan. Pothuajse ishte e vetmja drejtori dhe i vetmi kuadër që dilte në terren çdo ditë. Puna e tij çmohej edhe nga opozita, madje edhe shoqëria civile e cila tani po e sheh si një humbje të madhe zëvendësimin e tij tejet të panevojshëm që bëri Lutfi Haziri në kuadër të riformatimit.

“Jam i befasuar me ketë mënyrë të marrjes së Drejtorisë së shërbimeve publike nga LDK-ja dhe pajtimin përulës dhe pa autorizim e vendim të Këshillit drejtues të degës së AAK-së” thotë për rajonipress Sokol Haziri.

Haziri tha se Demokracia është cenuar rend dhe partneriteti qeverisës është goditur keq.
”Angazhimi im për agjendë qytetare dhe institucionale duke ikur kornizës se ngushtë partiake si dhe eliminimi i çfarëdo mundësie për të lejuar praktika korruptive dhe krijimi i një drejtorie efikase dhe vetëm në shërbim të qytetarëve si duket ishin motiv për të me eliminuar. Kam frik se është dërguar një mesazh i keq të qytetarët, por edhe te kolegët e mi të mbetur në detyrë se puna dhe sukseset nuk pëlqehen”.

Haziri thotë se pazaret dhe nëntokën politike nuk i di sepse nuk kam qen dhe s`do jem kurrë pjesë e tyre, por një e di se kurrë nuk kam qen as nuk do të jem pjesë e tyre.

”Ndihem krenar dhe jam i lumtur për mundësin që pata me qen në shërbim të qytetarëve. Nuk flas për pjesën tjetër të riformatimit sepse nuk kam gjë personale me askënd, por nuk besoj kurrë që kjo drejtori kishte nevojë për ketë. Unë kam dorëzuar zyrtarisht detyrën dhe e kam uruar drejtorin e ri sepse sinqerisht nuk dëshiroj të dështoj sepse çdo dështim shkon në dëm të qytetarëve edhe ashtu tepër të gënjyer dhe të zhgënjyer e mungesë të perspektives” mendon Haziri.

Haziri gjithashtu ka bërë të qarta vendimet e tija.” Dëshiroj të bej publik qëndrimin tim se nuk dua në asnjë formë të jem pjesë e angazhimit në do far dokrra oferta për sistemime në nivele të drejtorive apo sektorëve tjerë të premtuar. Respekt dhe falënderim për gjithë qytetarët që pata mundësinë të punoj me ta dhe një kërkim falje për ata që u premtuam angazhim në projekte dhe që na penguan të mbajmë premtimet”.

Haziri në fund ka falënderuar stafin e shkëlqyeshëm të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe pa fije politike i ka uruar suksese drejtorit të ri./rajonipress/