Snapchat shpreson me Spectacles 2.0

E publikuar: 28/04/2018 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Syzet e para të Snap debutuan në 2016-ën dhe shiteshin vetëm përmes makinerive shitëse.

Kjo ka për të ndryshuar me Spectacles 2.0 të cilat mund të blihen direkt nga uebsajti i Snapchat.

Syzet e reja vinë në tre ngjyra: zezë, kuqe dhe blu. Përmirësimet e dizajnit si madhësia e reduktuar dhe ngjyra më pak të ndritshme, i bëjnë Spectacles 2.0 edhe më joshëse.

Modeli i parë i syzeve kushton 130 dollarë dhe në javët e para u bënë virale. Disa rishitës i listonin për 900 dollarë në eBay.

Me një produkt të tillë, Snapchat shumë shpejt u konsiderua si një kompani që shet kamera.

Ka qenë një sfidë e vërtetë për kompaninë që kur doli në bursë vitin e kaluar. Edhe pas vlera e aksioneve në ditët e para u rrit, ajo ra gjatë pjesës së dytë të 2017-ës.

Konkurrenca e Facebook Instagram ishte një tjetër dhimbje koke për Snapchat të cilit ju kopjuan shumë veçori.

Në fillim të këtij viti Snapchat solli një aplikacion të ri i cili mori kritika të shumta. /PCWorld Albanian