Smakiqi ka propozuar që një kazermë e Ushtrisë së Kosovës të mbaj emrin e luftëtarit, Tahir Meha

E publikuar: 14/05/2017 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Xhevdet Smakiqi ka propozuar që një kazermë e Ushtrisë së Kosovës të mbaj emrin e luftëtarit të madh nga Drenica, Tahir Mehës.

Një propozim të tillë, Smakiqi e ka dhënë duke u bazuar me meritat e mëdha që i ka Meha për luftën e vazhdueshme deri në fund të jetës së tij ndaj okupatorit serb.

Ja propozimi i Smakiqit dhe aryset pse duhet të bëhet një gjë e tillë:

13 Maji 1981, është data dhe dita e lavdisë sonë, dhe dita e trandjes tektonike te Jugosllavisë Komuniste, qe na shtypi e vrau deri 1999.

Një vigan Drenicali Tahir Meha me baben Nebih Meha , ia kujtuan Jugosllavisë se bijtë e Ahmet Delisë e Emin Latit kan pushkë e barut si ne gjitha kohërat.

Adem Jashari ishte betuar mbi varrin e Tahir Mehes se do te luftoi deri ne piken e fundit te gjakut.

36 vjet me parë ndiheshin topat e tankset ne Prekazin e Ahmet Delisë Jugosllavia dridhej e Tahir Meha këndonte këngen e lirisë në kullen e tij me babë Nebihin.

Sa shumë ju kemi borxh atyre dhe trashëgimtarve te tyre krenar e te pa thyer.

Në këtë përvjetor propozoj qe një kazermë e Ushtrisë se Kosovës, te mbajë me krenari emërin e Tahir Mehes, ndonjë njësi ushtarake emërat e Nebih Mehes Emin Latit e Beqir Mehes.
Përulje deri ne tokë ndaj luftes se Tahir Mehes.