Skender Hyseni edhe kur u “zgjua”, për Kumanovën nuk foli!

11.06.2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Skender Hyseni edhe kur u “zgjua”, për Kumanovën nuk foli!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni pas një muaji e gjen të udhës që të kalojë 80 kilometra rrugë dhe të takohet me homologun e tij maqedonas Mitko Çavkov.

Mosardhja e ministrit kosovar Skender Hyseni në Maqedoni menjëherë pas incidentit në lagjen e Trimave në Kumanovë ka ngritur dyshime të mëdha në opinion se Qeveria e Kosovës aspak nuk është e interesuar për të vrarët në Kumanovë dhe të paraburgosurit në burgun e Shkupit, raporton Zhurnal.

Ky incident që alarmoi bashkësinë ndërkombëtare ku reaguan edhe shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe shetet të tjera me ndikim në botë si Gjermania, Turqia, mirëpo ministri kosovar Hyseni edhe pse sipas informacioneve të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës 9AKI) thuhet se ka pasur dijeni para një viti, ai nuk ka vepruar që së paku të parandalojë apo të arrestojë “djemtë problematik” të cilët u vranë në rrethana të paqarta, shkruan Zhurnal.

Vetë fakti se ministri Hyseni nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth rastit të Kumanovës flet se ai dëshiron ti ikë përgjegjësisë.

Analistët politik janë të mendimit për rastin e Kumanovës, ministri Hyseni duhet të mbajë përgjegjësi politike për shkak se bëhet fjalë për shtetasit e vet dhe është e patolerueshme që një shtet i pavarur si Kosova mos ti kontrollojë qytetarët e saj.

Mersel Bilalli, profesor universitar dhe këshilltar politik i ish kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski thotë se mosdeklarimi i ministrit kosovar për ngjarjet në Kumanovë tregon papërgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

“Derisa organet zyrtare dhe përfaqësuesit zyrtar nuk janë të gatshëm të japin deklarata në lidhje me çështjen e caktuar mendoj se nuk janë të gatshëm të japin informacione që mund të jenë shumë të ndjeshme. Absolutisht kjo është një mospërgjegjësi nga ana e Kosovës, mosrespekt ndaj opinionit dhe papërgjegjësi ndaj funksionit që ushtrohet”, deklaroi për Zhurnal, Mersel Bilalli, analist politik dhe këshilltar i ish kryeministrit të Maqedonisë.

Sipas tij, institucionet e kanë për obligim që për çdo çështje të japin përgjegjësi.

Ndryshe, më 9 maj në Kumanovë 9 shtetas të Kosovës u vranë dhe mbi 20 u arrestuan në burgun e Shutkës, një incident i përmasave ndërkombëtare që për autoritetet kosovare nuk ishte asgjë, pasi plot një muaj kryepolici kosovar nuk erdhi as në Shkup e as në Kumanovë./zhurnal

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit