Skandaloze: Qeveria e Kosovës punon me formularët e ish-Jugosllavisë!

24.05.2015 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Skandaloze: Qeveria e Kosovës punon me formularët e ish-Jugosllavisë!

16 vjet mbas përfundimit të luftës dhe 8 vjet që Kosova ka shpall pamvarësinë e saj, shteti ynë po vazhdon me punue me dokumentacionin e ish-Jugosllavisë.

Televizioni Rrokum ka sigurue formularët te cilat kosovarët i plotësojnë, aplikojnë për pensione në vendet e ndryshme të botës.

Në pjesën e parë të formularit me Francën shkruhet:  marrëveshje mes Francës dhe Jugosllavisë.  Por as në ndonji qoshe të këtij dokumenti nuk shihet ndonji simbol i  Kosovës, e aq ma pak nuk përmendet emni i Republikës tonë.

E njajta asht edhe me Formularë të tjerë me Austrinë, dhe shtetet tjera. Në aplikacionin me Gjermanine, ndonëse formulari asht në të dy gjuhët nuk përmendet asnji emën shteti.

Kosovarët, ani pse e kanë shtetin e tyne qe ma shumë se 8 vjet, vazhdojnë me u trajtue si shtetas të ish-Jugosllavisë, mbasi Kosovës as mbas kaq vjetësh shtetësi nuk e ka lidh asnji marrëveshje të vetme, të  kësaj fushe me këto shtete.

Edhe zyrtarë të kesaj zyre, ndonëse jo para kamerës, i kanë thanë Televizionit Rrokum se  këta formularë, dëshmojnë se Kosova nuk ka asnji marrëveshje të nënshkrueme me vendet tjera, sa i përket kontributeve pensionale. Simbas tyne këto vende pranojnë me bashkëpunue edhe në këtë mënyra, sepse dëshirojnë me i ndihume Kosovës dhe qytetarëve të saj me i marr kontributet që ju takojnë.

Duket se ministrit të kalum të punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashic nuk i ka pengue nji fakt i tillë.

Por Ministri i tanishëm i Punës dhe i Mirëqeniës Sociale, Arban Abrashi thotë se asht në dijeni për këtë, dhe simbas tij shpejt kanë me u ndërmarrë masa për krijimin e formularëve unik me të gjitha shtetet.

Republika e Kosovës ende nuk e ka lidh asnji marrëveshje për kontributet pensionale me shtetet e Europës, ku kosovarët prej dekadash kanë punue atje.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së