Skandali/Zbulohet dokumenti për Mark Frrokun që nxjerr zbuluar Ramën, Tahirin dhe Llallën

28.03.2015 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Skandali/Zbulohet dokumenti për Mark Frrokun që nxjerr zbuluar Ramën, Tahirin dhe Llallën

Një shkresë zyrtare e policisë shqiptare, qe sapo është bërë publike nga televizioni Abc News, ka nxjerrë zbuluar një skandal që prek zyrtarët më të lartë në vend. Sipas këtij dokumenti, drejtoria e jashtme në ministrinë e Brendshme, i ka kërkuar rreth një vit më parë, në 23 mars 2014 Zyrës Kombëtare të Interpol Tirana të konfirmojë nëse dy shtetas shqiptarë, me identitet të rremë kosovar, janë shpallur ose jo në kërkim nga autoritetet e Belgjikës.

Kush ishin këta shtetas dhe përse policia shqiptare u interesua për ta nëpërmjet kërkesave zyrtare? Bëhet fjalë për Arben Frrokun dhe Mark Frrokun, të cilët, sipas dokumentit të policisë, u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas kosovarë përkatësisht me emrat Liman Krasniqi (Arbeni) dhe Azem Krasniqi (Marku). Gjithnjë sipas këtij dokumenti, policia shqiptare dyshon se këta dy shtetas kanë kryer një vrasje në Bruksel gjatë viteve 1995- 1996 dhe janë shpallur në kërkim.

Për të konfirmuar këtë dyshim, policia e Tiranës i kërkon Interpolit të konfirmojë informacionin në Belgjikë dhe i dërgon gjithashtu edhe çertifikatat personale të vëllezërve Frroku.
Do kalonte pak më shumë se një muaj dhe nga Brukseli do të vinte informacioni se Arben dhe Mark Frroku ishin personat që përdornin identitetin e rremë dhe se vërtet kishte një proces gjyqësor për rastin e një vrasje ku Azem Krasniqi (Mark Frroku) po gjykohej në mungesë. Rastin e këtij procesi, që bën fjalë për vrasjen me thikë të një shtetasi tjetër shqiptar, Aleksandër Kurti, mund ta gjeni në rubrikën lajme të lapsi.al. Por në njoftimin që mbërriti nga Brukseli, sqarohej se përsa kohë gjykimi nuk kishte marrë një vendim të formës së prerë, personi në fjalë, pra Mark Frroku, nuk mund të shpallej në kërkim ndërkombëtar.
Këtë informacion, zyra e Interpol Tiranës ia ka përcjellë ministrisë së Brendshme, por sipas rregullave edhe prokurorisë së Përgjithshme. Dhe pa dyshim që ministri Tahiri ka informuar kryeministrin Rama se një nga deputetët e grupit të tij ishte në gjykim për vrasje në Belgjikë dhe pritej të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Por si qeveria ashtu dhe prokuroria e mbajtën të fshehur për gati një vit këtë informacion. Ata nuk reaguan as kur mediat dhe opozita iu referuan gazetave belge se një deputet i mazhorancës akuzohej për një krim të rëndë dhe identitet të rremë në një shtet europian.
Po përse kjo heshtje dhe a po krijohej mburojë politike për një deputet të dyshuar për vrasje?

Mosveprimi i kryeministrit, prokurorit të Përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm, mund të shpjegohet vetëm me arsye politike. Lideri i mazhorancës, ashtu si gjithë shqiptarët, ka qenë në dijeni të plotë se Mark Frroku ishte vëllai i Arben Frrokut, i arrestuar nën akuzën e vrasjes së komisarit të policisë, Dritan Lamaj, dhe se ky i akuzuar për këtë krim të bujshëm ishte (dhe është) numri dy në listën e deputetëve të partisë Kristian Demokrate, me kryetar Mark Frrokun ose Azem Krasniqin e Belgjikës. Dhe ndonëse ishte në dijeni, Rama vendosi të bëjë aleancë më këtë personazh, ashtu si me shumë personazhe me të kaluar problematike, me çmimin e vetëm të disa mandatave më shumë në veri. Edhe pasi u bë kryeministër, Edi Rama, për shkak të varësisë politike, dhe jo vetëm, nga i ashtuquajturi grup i veriut, e bëri dhe e mbajti Mark Frrokun pjesë të grupit të tij parlamentar deri në fund.
Kryeministri e ka bërë në dijeni të plotë këtë zgjedhje edhe pasi si kryetar i qeverisë ka patur gjithë informacionin e nevojshëm për deputetin me të kaluar të dyshimtë, Mark Frroku. Por edhe nëse nuk e ka patur që në fillim, prej një viti, siç e dëshmon edhe shkresa e policisë së Tahirit dhe Didit dhe e publikuar nga AbcNews, është vërtetuar identiteti i dyfishtë i deputetit të mazhorancës dhe procesi gjyqësor në ngarkim të tij për një vrasje.
Në gjithë këtë histori kriminale pra, kryeministri, ministri i Brendshëm dhe kryeprokurori kanë mbyllur sytë e veshët, ndonëse të dhënat i kanë patur në sirtar.

Shkresa ku Llalla i pranon kuvendit qe Frroku kerkohet ne Belgjike

Më keq akoma, përsa kohë që bëhej fjalë për një deputet të mazhorancës ata kanë heshtur, megjithëse vetë kanë kërkuar të informohen për këtë rast. Plot një vit që ata kanë shpërfillur akuzat e opozitës dhe informacionet e mediave, vetëm e vetëm për të mos i dalë era dhe boja shumicës së re parlamentare. Dhe sot, pas një viti, kulmin e regjistroi kryeprokurori Adriatik Llalla i cili në kërkesën e firmosur prej tij për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku shkruante: “…ky deputet (Frroku) akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet”. Por tani e thotë Llalla se një deputet i Kuvend të Shqipërisë po gjykohet për vepra penale në një shtet të huaj? 
Ky fakt ia shton më shumë peshën këtij skandali shtetëor. Skandalit të pasjes dijeni, heshtjes dhe përdorjes me urdhër politik të të dhënave me natyrë kriminale për një deputet të Republikës së Shqipërisë. Tani që Mark Frroku nuk është më pjesë e mazhorancës, tani edhe kryeprokurori përdoret si vegël për të nxjerrë publikisht fakte të rënda që shiptarët i dyshonin prej kohësh.
Por sa raste të tjera të ngjashme mund të jenë? Rasti Frroku është shembulli i qartë se e vërteta mund të dalë vetëm atëherë kur i intereson pushtetit dhe atyre që janë të gatshëm t’i shërbejnë atij./Lapsi.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione

Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative