Skandal në repartin e Neurologjisë, i riu pëson sulm në tru, mjekët pijnë kafe (VIDEO)

E publikuar: 04/06/2016 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në platformën e internetit në Youtube është  shfaqur një video nga e cila shihet një grindje midis një njeriu të afërt të pacientit dhe personelit mjekësor në Repartin e Neurologjisë në një spital të Maqedonisë. Në video shihet se si një njeri është duke kërkuar ndihmë nga personeli mjekësorë për të riun i cili ka marr goditje në tru, transmeton TetovaSot.

“Një djalë i ri pëson goditje në tru, kurse mjekët shijojnë kafen në vend që t’i japin ndihmë,  dhe ndërkohë duke diskutuar në korridor pacienti merr edhe një goditje tjetër në tru. Pacienti 13 ditë ka qenë në koma dhe lufton për jetën e tij “, thotë i afërmi i pacientit, transmeton TetovaSot.Autenticiteti i kësaj video deri më tani nuk mund të konfirmohet.