Lajmet

S’ka ngritje të energjisë elektrike

18.03.2016 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
S’ka ngritje të energjisë elektrike

Përfundimisht nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2016. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” Qemajl Mustafa, anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE). Mustafa ka thënë se janë dhënë vlerësimet sa i përket kërkesave të operatorëve për lejimin e të hyrave maksimale. Ai thotë se aktualisht janë në konsultime, por shumë shpejt do të dalin me vendimin për mosrritje të çmimit të energjisë. Ai madje paralajmëron se për bizneset do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa çmimi i energjisë për qytetarët do të jetë i njëjtë. “Këta operatorë të licencuar i kanë bërë kërkesat e veta, e kanë parë propozimin tonë se çfarë është.
Përfundimisht nuk do të ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë, por ne kemi gjetur kursime prej 30 milionë eurosh dhe këtë hapësirë që e kemi kursyer në sistem do t’ua kthejmë shpenzuesve konsumatorëve komercialë. Është fjala për gjithë ekonominë shërbyese, domethënë për biznese. Do të jetë një lirim prej 5 për qind dhe ne do të shkojmë mundësinë deri në 15 për qind kësaj here assesi s’do të ketë shtrenjtim, por do të këtë lirim të çmimit të bizneseve dhe këtë lirim e kemi ndërmend t’ua ofrojmë vetëm bizneseve. Çmimi i rrymës për qytetarët do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Korporata Energjetike e Kosovës dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për të hyrat e lejuara për këtë vit në Zyrën e Rregullatorit për Energji. Kërkesat e operatorëve ishin kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqëria civile në vend. Sipas tyre nuk ka arsye që të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Naim Hajdari, qytetar nga Prishtina, ka thënë se çmimi i energjisë është shumë i lartë me kushtet të cilat janë në vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës