Simeone tenton ta justifikojë gjestin e turpshëm, flet edhe për fitoren dhe ndeshjen kthyese

E publikuar: 21/02/2019 01:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Simeone tentoi ta shpjegojë festën e tij të turpshme në ndeshjen që Atletico Madridi e fitoi me Juventusin (2-0).

Të dy gola erdhën nga mbrojtësit brenda katër minutave pas topave të hedhur në zonë.

“Na u kthyen lojtarë të rëndësishëm si Koke dhe Costa. Ne ishim në gjendje të luanim një lojë inteligjente kundër një skuadre të madhe me lojtarë shumë të fortë”.

Diego Simeone. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Është një rezultat shumë i mirë”.

Çdo herë që Atletico ka fituar ndeshjen e parë 2-0, ata kanë kaluar në raundin tjetër.

“Ne e dimë se po përballemi me një skuadër të madhe, një klub të madh dhe kampionë të mëdhenj. Ne presim plotësisht të vuajmë në ndeshjen e dytë”.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Unë e bëra atë si një lojtar në ndeshjen Lazio-Bologna dhe e bëra përsëri për të treguar tifozët tanë atë që kemi. Nuk e kishte qëllim ndaj ekipin tjetër, po u ktheva drejt tifozëve tanë”.

“Nuk është një gjest i mirë, e pranoj, por e ndjeva nevojën për ta bërë këtë. Ishte një lojë e vështirë. Kemi luftuar kaq shumë dhe Diego Costa ka punuar shumë që të jetë 100 për qind i aftë. Më duhej ta tregoja atë që ndjeja”.

Atletico Madrid pas ndeshjes . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Unë vetëm mund të kërkoj falje nëse dikush është ofenduar, por e kam bërë atë nga zemra”, ka thënë Simeone për Sky Sport Italia. /Telegrafi/