Tema1

Si u vranë 20 mijë shqiptarë në luftë kundër vahabistëve

04.04.2016 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Mehmet Ali Pasha, e dërgoi kundër vehabinjve birin, Tosun Pasha , me ç’rast Meken dhe Medinën i shpëtoi nga këta barbarë vahabist (1813).

Per clirimin e Medines rane plot 5 mije shqiptare. Por, puna nuk mbaroi me këtë. Lufta vazhdoi deri më 1818. Më 1815 shefi i vehabinjve vdiq. Udhëheqjen e mori në dorë biri i tij. Mes Tosun Pashës dhe liderit të ri të vehabinjve u zbvilluan shumë përleshje. Në fund Tosun Pasha i mundi, shefin e tyre e zu rob, dhe e dërgoi në Stamboll. Udhëheqësit e vehabinjve në Stamboll i prene koken. Në këtë mënyrë lëvizja e vehabinjve mori fund (1818). (Shih: M. Ça?atay Uluçay, Tarih Ansiklopedisi, Istanbul, 1967, 488).

Nënshtrimi i Sauditëve

Në kohën kur Mehmet Aliu ishte bërë sundues i Egjiptit, në Arabinë e sotme Saudite, që në atë botë ishte pjesë e Kalifatit Osman, familja e Saudëve, e inspiruar nga mësimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kërkonte reformimin e fesë islame dhe kthimin në traditën e sahabëve të hershëm të Islamit, kishte nisur të krijojë shtetin saudit, sipas traditës selefiste. Megjithatë, krijimi i këtij shteti nënkuptonte copëtimin e kalifatit osman i cili trashëgohej nga dera e osmanëve që nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrë pushtetin shpirtëror të kalifatit nga kalifi abasid i Kajros.

Edhe pse mësimet teuhidike saudite kërkonin pastrimin e fesë nga bidatet dhe kthimin në Islamin e pastër të kohës së Profetit, ndalimi i haxhinjëve nga kryerja e Haxhit dhe për më tepër forma militante e Shtetit të Parë Saudit përbënte një kërcënim për Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan në Stamboll. Sipas besimit të shumicës së besimtarëve muslimanë në këtë kohë, kalifi osman ishte një pasardhës i kalifëve të hershëm të Islamit, të cilët amanetin e Kalifatit e trashëgonin që nga koha profetit Muhamed nëpërmjet katër kalifëve të drejtë, amanet që më pas e kishin marrë umajadët, dhe më pas abasidët deri të osmanët.

Duke e konsideruar rebelimin saudit kundër normave të sheriatit, shejhulislami dhe shejhët e Azharit nxorrën fetva që Shteti Saudit të vihet nën kontroll dhe forma e dhunshme e luftës së tyre të ndalohej. Për këtë arsye, Mehmet Aliu do të dërgonte djalin e tij, Tosun Pashën në Qytetet e Shenjta për t’ia kthyer ato fisit të kurejshëve dhe kujdestarit të tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve të Mehmet Aliut do të përfundonin me sukses kur në 1818 forcat shqiptaro – egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosën Abdullah ibn Saudin. Pas kësaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesët e tjera të Nexhdit dhe Hixhazit (1818 – 1820).

Ndërsa Abdullah ibn Saudi që ishte kapur i gjallë, do të dërgohej në Stamboll, pranë sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do të kërkonin faljen e tij, sulltani do ta dënonte me vdekje Abdullahin në sheshin e Gjylhanes në Stamboll. Përveç fitoreve në beteja, Ibrahimi morri nga sauditët edhe një nga kopjet më të vjetra të Kuranit të Shenjtë që datonte që nga koha e kalifit të tretë të Islamit, Osmanit. Kjo kopje do të ruhet deri në ditët e sotme në Top Kapë Sarajet në Stamboll.

Pas nënshtrimit të sauditëve, Mehmet Aliu vazhdoi të fuste nën sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane të Nubisë, Sanarit dhe Kordofanit, që pas kësaj do të njihen si Sudan. Për të nënshtruar ato, ai dërgoi një ekspeditë ushtarake prej 4000 vetësh në vitin 1820, që komandohej nga djali i dytë i pashait, Ismail Pasha e cila në 1823 realizoi themelimin e provincës së Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendër të vendit.Gjate lufterave te Mehmet Ali Pashes llogaritet se shqiptaret qe u vrane ishin mbi 20 mije. Ata ishin gjithashtu ushtaret e tij me besnik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje