Si të mbroheni kur dridhet toka, ja disa këshilla nga ekspertët

E publikuar: 14/02/2023 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rast të dridhjeve të tokës, ekspertët kanë dhënë dhjetëra këshilla se si të mbroheni.Nëse gjendeni brenda ndonjë objekti, gjeni një tryezë, karrige, shtrat apo diçka të madhe për të qëndruar nën të. Aty mund të mbroheni që të mos iu bie mbi nga sipër ndonjë objekt i fortë, që t’iu shkaktojë lëndime, shkruan Qendra për Fatkeqësitë.

Qëndroni të qetë – Tërmetet zakonisht zgjasin disa sekonda, dhe për këtë periudhë, duhet të qëndroni sa më qetë që të mundeni. Qetësia dhe vetëkontrolli iu mundëson ta kaloni me lehtësi dhe pa shqetësim.

Qëndroni larg dritareve apo xhamave – Qelqi është i pari objekt që mund të thyhet kur dridhet toka. Mos rrini afër tyre dhe largojuni dritareve pasi siç thonë njohësit e sizmologjisë, mund të bini jashtë.

Por, nëse gjendeni në ambient të hapur, tentoni të qëndroni në këmbë, të qetë dhe pa frikë.

Evitoni zonat ku mund të mos jeni të sigurt, me ç’rast rrini në ambient të hapur, larg lisave, shtyllave elektrike apo shtëpive. Nëse keni dikë afër, mundohuni të qëndroni bashkë.