Si të kontrollosh nëse dikush po të spiunon në Facebook?

E publikuar: 02/03/2020 07:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse nuk keni dalë nga profili juaj ose dyshoni se dikush po ju spiunon apo keni hyrë në llogarinë tuaj, Facebook ju jep mundësinë ta kontrolloni ose parandaloni atë.

Facebook ka teknologji që gjurmon ku profili juaj është i loguar dhe mund t’ju ndihmojë të dilni ose të mbroni profilin tuaj nga njerëzit që përpiqen ta hakojnë atë, shkruan ‘The Sun’.

Së pari, hapni shfletuesin e internetit që po përdorni dhe hyni në Facebookun tuaj. Pastaj klikoni shigjetën rënëse në faqen kryesore dhe zgjidhni cilësimet.

Në faqen e cilësimeve duhet të klikoni në “sigurinë dhe login”, i cili duhet të shfaqet si një opsion në anën e majtë të ekranit . Pastaj zhvendosni miun në seksionin “ku jeni qasur”.

Kjo pjesë do t’ju tregojë të gjitha pajisjet në të cilat është qasur Facebooku, përfshirë çdo pajisje aktualisht aktive. Do të keni mundësi të shihni kohën dhe datën kur ndodhi kontrolli, çfarë lloj pajisjeje ishte duke u përdorur dhe vendndodhja.

Nëse klikoni në tre pikat vertikale në të djathtë të çdo seance të listuar, do të jeni në gjendje të ç’abonoheni ose të raportoni se nuk jeni ju. Do t’ju ofrojë gjithashtu mundësinë e kyçjes të të gjitha seancave.

Nëse doni të kontrolloni se ku përdoret Facebooku juaj përmes një aplikacioni në celular ose tablet, procesi është shumë i ngjashëm. Në aplikim do t’ju duhet të klikoni në tre linjat horizontale në këndin e poshtëm të djathtë.