Si e tradhtoi Vetëvendosje AAK-në për lëndën e Presidentit?

E publikuar: 07/04/2016 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte kontraktuar ekspertë juridikë me nam për të përgatitur lendën për Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit President. Kjo lëndë, për mënyrën se si ishte hartuar, dukej se do ta përmbyste zgjedhjen e Thaçit në këtë post, por Lëvizja Vetëvendosje e kishte tradhtuar partnerin opozitar.

Kjo lëndë, për mënyrën se si ishte hartuar, dukej se do ta përmbyste zgjedhjen e Thaçit në këtë post, por Lëvizja Vetëvendosje e kishte tradhtuar partnerin opozitar.

Një zyrtar i afërt me partitë opozitare, thotë se Vetëvendosje kishte përgatitur paralelisht me AAK’në një lëndë tjetër.

“Ata pa paralajmërim kishin përgatitur një dokument tjetër, i cili më tepër ishte dokument politik se sa profesional”, tha burimi.

Deri në këtë moment askush nuk i di arsyet e mospranimit të dokumentit të AAK’së, edhe pse ishte shumë e qartë se dokumenti i përgatitur nga VV ishte i mangët dhe jo profesional.